Davutoglu: Sulmi në Paris nuk mund të lidhet me Islamin

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se sulmi i djeshëm në stafin e redaksisë të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris nuk mund të jetë i lidhur me Islamin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këto sulme terroriste kurrsesi nuk mund të lidheni me Islamin, e cila sigurisht është fe e paqes,” tha kryeministri turk. Ai theksoi se sulmet terroriste nuk mund të justifikohen me asnjë arsye. “Asnjë arsye nuk mund të justifikojë sulmet terroriste. Turqia ka qenë gjithmonë kundër këtyre sulmeve, pavarësisht nga motivi i tyre. Ne do të vazhdojmë të jemi kundër sulmeve të tilla. Përgjegjësia jonë e përbashkët është të mos lejojmë që sulmet e tilla të kontribuojnë në krijimin e atmosferës të konfliktit kulturor apo rritjen e tendencave raciste” tha Davutoglu.

Dje në revistën satirike “Charlie Hebdo” në Paris u krye një sulmin terrorist që vrau 10 gazetarë dhe dy policë, si dhe plagosi disa persona./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button