Dhurata Ahmetaj kalon nën menaxhimin e ‘On Air Music’

Këngët e këngëtares Dhurata Ahmetaj nga tash do të publikohen nga kompania ‘On Air Music’, kompani kjo e cila është e njohur për menaxhimin e shumicës së artistëve shqiptar në rrjetet e tyre në kanalin ‘Youtube’.

Dhurata për Indeksonline ka zbuluar se tashmë ata kanë nënshkruar një kontratë dhe të gjitha të drejtat e klipeve të saj i takojnë kësaj kompanie muzikore duke filluar nga klipi i ardhshëm që do lansohet në muajin shkurt.

Po ashtu, brenda këtij muaji do të dalin edhe fotografitë e reja të këngëtarës të cilat i ka realizuar për qendrën tregtare ‘Mini Max’. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button