Sulmi në Paris, pasqyrë e anarkisë në Damask

Shkruan: Gazmend Gjyshinca

Fillimisht është njerzore që ngjarjet sikur ajo e Parisit dje të dënohen arsyeshëm nga të gjithë ne, e pastaj edhe islame të tregohet që mysliman është ai nga dora e gjuha e të cilit të tjerët kur nuk shohin dëm. Ajo çfarë ndodhi dje në Paris, sëbashku me ngjarjet e përafërta të viteve të fundit, reagimeve e situatës së krijuar pas tyre, na tregojnë edhe një herë më së miri që bota islame, myslimanët, e mendimi politik i tyre, gjenden sot në një anarki të thellë, si të ndërveprimit e të përfaqsimit në marrëdhëniet ndërkombtare, ashtu edhe të artikulimit serioz të qëndrimeve të tyre ndaj çdolloj problematike qoftë ajo globale apo lokale. E kjo pa më të voglin dyshim është gjëja më e keqe e mundshme, dhe ka për t’u përkthyer në represion të vazhdueshëm ndaj myslimanëve të rëndomt, ka për t’u përkthyer në vazhdimin e baltosjës së fesë islame dhe të gjendjës e imazhit të ndjeksve të saj në botë edhe ashtu të njollosur, apo fare lehtë mund të na çoj drejt një lufteje fillimisht psikologjike dhe konfrontimi fizik më vonë, poashtu me premisa anarkiste që më së shumti do t’i kushtonte vet myslimanëve në përgjithsi, e atyre të cilët jetojnë në perendim në veqanti duke e rezikuar kështu modelin e deritanishëm të multikulturalizmit në Bashkimin Evropian. Edhe në vitet e ardhshme sulme të njejta por edhe të tjera të cilave mund të mos ju dihen motivet apo kryersit do t’i adresohen myslimanëve dhe islamit, e poashtu do vazhdoj të ketë myslimanë që në emër të islamit do të kryejnë akte të tilla, krejt kjo falë mungesës së një aparati shtetror të mirëfillt e të fuqishëm të myslimanëve në botë, dhe klimës që një shtet i tillë siguron për krijimin e një përfaqsimi të denjë kombtar e ndërkombtar, mbizotrimin e vlerave qytetruese, të mendimit politik, të kritikës së mirëfillt, pastaj edhe të të gjitha fushave tjera që nga shkenca, arti, kultura, e deri tek sporti. Pra për shkak të anarkisë në hierarki e përfaqsim, ashtu sikur dje në Paris, e edhe sikur deri më tani në mungesë të përfaqsimit dinjitoz e të përhershëm të myslimanëve, të qëndrimeve, e të mendimit të tyre politik në arenën ndërkombtare, do të ketë horra, ekstremist, fanatik, të çmendur, apo edhe komplote nga armiqt e myslimanëve që do t’a kryejnë këtë punë, pra të përfaqsimit të islamit e të myslimanëve në arenën e marrëdhënieve ndërkombtare, të mendimit shkencor, filozofik, sociologjik, apo të zhvillimeve ekonomike. Është po aq e rëndësishme për t’a bërë më të argumentueshëm këtë shkrim të potencuarit e faktit që ndarja e fuqisë politike pas luftës së dytë botërore në vetëm 5 shtete udhëhqëse në OKB i la jashtë përfaqësimit në vendimmarrje myslimanët që përfaqsojnë afër 1/3 epopullatës botërore, pra duke mos përfshirë as edhe një shtet të vetëm me shumicë tëpopullatës myslimane, qoftë edhe me sistem politik të të udhëhequrit demokratik/sekular, duke shënuar kështu një padrejtësi të madhe historike, dhe hapje dere për fillimin e anarkisë në të cilën po aludoj e më pastaj edhe të ngecjës së zhvillimit të mirëqenjës sociale, e intelektuale, duke i lënë këta njerëz që reprezentonin një faktor global në periferi të zhvillimeve globale sociopolitike vetëm deri në kohën kur ata vetë do të ishin subjekt eksperimetesh e lojrash për hegjemoni politike në mes bllokut lindor në krye me Bashkimin Sovjetik dhe bllokut perendimor në anën tjetër e deri tek këto që po i përjetojmë sot. Këtë botës islame e myslimanëve, në rend të parë u’a shaktoj dobsimi e përçarja e tyre, pastaj fuqishëm shtetet fituese me në krye shtetet perendimore me politikën e tyre të kolonializimit të tokave arabe e islame, dhe mbetjet post-kolonialiste, diktaturat e egra militare të sponzorizuara nga vetë evropianët, e sot edhe nga amerikanët, për të vazhduar me luftrat për armë të shkatrimit në masë që nuk e gjetën kur, apo të luftimit të teroristëve trupat e të cilëve nuk i pamë kur, por që u tha se u hodhën në det, e deri tek mbështetja e rrëzimit të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë të lirë në shtetet arabe, presidentit egjiptian Muhamed Mursi, që ishte vula e padrejtësisë dhe standardeve të dyfishta të fuqive globale karshi myslimanëve dhe vullnetit të tyre për progres.Për t’mos u hatruar me mësuesën e jetës siq e konsideron fliozofi romak Ciceroni, historinë,në analizimin se si u krijua brumi i krejt kësaj që po ndodhë sot obligohemi t’a përmendim gjenocidin francez në Algjeri, atë italian në Libi, atë britaniko-francez në Siri, apo spastrimin etnik të Izraelit në Palestinë. Ne, ashtu sikur tregon historia për të parët tanë, ende vazhdojmë të besojmë në bashkjetesën, diversitetin, dhe tolerancën ndërnjerzore si mënyrën e vetme dhe më të duhur të përparimit drejt vlerave më të larta humane e hyjnore. Andaj, sot përsërisim që është koha të ulen armët, e që ne të tjerët nuk deshëm e nuk i ngritëm kur, e të i ngrejmë lartë penat, të flasin mendjet e jo tytat, ashtu sikur në Medinë të fillojnë myslimanët t’i ndërtojnë shoqëritë e tyre nga e para, t’a rishikojnë sistemin e velrave të tyre të tanishme, dhe të vazhdojnë në hapat e civilizimt të Andaluzisë së lavdishme, drejt paqës, harmonisë e tolerancës ndërnjezore, e një sistemi të drejtë social e ekonomik, dhe asaj çka në të vërtetë si askush tjetër e mëson profeti dhe feja e tyre, njerzorës e besimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button