fbpx

Mos u bon Francuz!

Sulmi i djeshëm ndaj Gazetarëve Françez ashtu si nëpër tërë botën, bëri bujë të madhe  edhe tek ne! Interesante dhe për tu çuditur është fakti se edhe disa politikanë tanë postuan statuse në rrjetet sociale duke e dënuar aktin.
(Gjë që nuk ka ndodhë me tragjeditë tjera që ndodhin në Lindje).
Pikë së pari edhe unë solidarizohem dhe këtë nuk e bëj nga frika por nga argumentet që mi tregon Feja ime e dashur! Dihet se dhuna nuk ka hise në Islam! A lejohet të vriten karikaturistat e Profetit tonë të dashur? Përgjigjen e jep një ndër Dijetarët më të mëdhenj SELEFI
(apo Mjekrosh për ato që nuk dinë të bëjnë dallimin e gjërave) Sali el Feuzan ku thotë: “Jo nuk është e lejuar se ashtu shtohet urrejtja ndaj Muslimanëve…”
për më shum ja ku e keni përgjigjen e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=aBkiQDVCBBE
Disa “francuza” dje ndozën qirinjtë në sheshin e Prishtinës në shenjë solidarizimi me viktimat në Paris.. Deri këtu gjithçka ok! Por ku janë këta “francuza” kur ndodhin tragjeditë në botën Islame? A mendoni se nuk e kuptojnë Europianët këtë vardisje tuajën?
Ju kështu ua vritni intelegjencën atyre, ngase mundoheni të përfitoni POENA nga Europa me kësi gjëra! Ndizni qirinj sa të doni, Europa nuk ua fut, nuk ua liberalizon vizat, (Serbia nuk ndez qirinj, por është e lirë në Europë pa Viza)!
Pse nuk dhezni qirinj për Kosovarët që po vdesin Maleve Europiane?! Po të djeg i huaji, por mua më djeg Shqiptari im më shumë o Bac! (edhe pse siç ceka më lartë,bashkangjitem solidarizimit edhe unë)!
Pikërisht dje kur ju ndiznit qirinjtë për françezët, Baci Ali në kufirin me Hungarinë ndërroi jetë!  Baci Ali iku nga Kosova (që ju qeverisni) e jo nga Ekstremistat që po ua prishkan punët me Amerikë qysh tha Thaçi!
Kthehemi në Shkup, edhe këtu disa Gazetarë pro qeveritarë (të llojit të Latasit i cili me 1999 i vuri zjarrin Ambasadës Amerikane në Shkup e me vite vjell vrer ndaj Popullit Shqiptar )  qenkan çu peshë duke u solidarizuar me gazetarë Françez,
ndërkaq harron gjendjen katasrofale të lirisë së mediave në Maqedoni (sikur kanë pastruar oborrin e tyre e u ka mbetur oborri i fqinjve)!
Për fund jam krenar që solidarizohem me tragjedinë në Paris dhe tragjeditë tjera (pa dallime) e juve le tu mbetet peng në ndërgjegjen e juaj që bëni dallime në tragjedi.. Mos u boni Francuza!

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close