Kitarë 6 mijë dollarësh për djalin e Jolie-Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë prindër fisnikë. Ata kanë harxhuar plot gjashtë mijë dollarë në një kitarë bardhezi të markës Fender Stratocaster, si dhuratë për ditëlindjen e 12-të të djalit të tyre Maddox.

“Maddox dëshiron të bëhet kitarist dhe ka marrë të gjitha masat. Ai ka marrë kurse të kitarës për disa muaj dhe ka një pasion të vërtetë për të”.

“Andaj Brad dhe Angelina, menduan se kitara do të ishte një dhuratë e përkryer”.

“Brad është shumë krenar. Ai gjithmonë ka dashur të bëhet yll roku dhe tash po e fiton shansin ta jetojë ëndrrën përmes Maddox”, ka thënë burimi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button