Pas sulmit në Paris, vandalizohen disa xhami në Francë

Prokurori francez deklaron se janë regjistruar të shtëna dhe sulme gjatë natës ndaj vendeve muslimane të adhurimit në disa qytete franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

Theksohet se nuk janë regjistruar viktima njerëzore në sulmet ndaj xhamive.

Tre bomba u hodhën në xhami mbrëmë vonë në Le Mans i cili ndodhet në perëndim të Parisit. Po ashtu, vërehet edhe një vrimë nga plumbi në dritaren e xhamisë.

Në qytezën Port-la-Nouvelle pranë Narbonnesë në veri të Francës disa plumba u shkrepën në drejtim të xhamisë pas namazit të mbrëmjes.

Gjithashtu, në qytetin e Villefranche-sur në verilindje të Francës këtë mëngjes përpara një restoranti, i cili ndodhet në afërsi të xhamisë lokale ka ndodhur një shpërthim.

Sipas mediave franceze, nga shpërthimi nuk ka të vrarë ose të plagosur, ndërsa restorantit i janë shkaktuar dëme materiale. Policia franceze ka nisur hetim në lidhje me këto raste dhe priten deklarata më të hollësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button