KH: Sulmi ndaj “Sharl Ebdo” vepër e individëve jo i gjithë myslimanëve

Duke shprehur ngushëllime familjeve të gazetarëve dhe policëve të vrarë, Komiteti i Helsinkit ka dënuar sulmin, dhe porosit se nuk guxon që sulmi ndaj magazinës satirike “Sharl Ebdo” të merret si shkas të bëhen sulme ndaj myslimanëve sepse ky sulm është vepër e individëve.

Komiteti i Helsinkit thotë se ky sulm është atak ndaj lirisë së shprehjes dhe artit.

“Komiteti i Helsinkit në Maqedoni shpreh keqardhje të thellë për ngjarjet djeshme në Francë. Ky sulm është atak ndaj lirisë së shprehjes. Pasojat e këtij sulmi ndaj mediave është i madh sepse cenimi i sigurisë dhe lirisë së tyre në informim është mënyrë për të penguar shprehjen e lirë në cfardo forme, nëpërmjet fjalës apo fotografisë”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button