Stacioni i autobusëve në Shkup jepet me koncesion për 2.5 milion euro

Qyteti i Shkupit ofron menaxhimin me koncesion të Stacionit të Autobusëve.

Çmimi fillestar në tenderin e shpallur ndërkombëtarisht, është 2.5 milionë euro, ndërsa afati i koncesionit është 15 vjet.

Në tender pritet të konkurrojnë, përveç kompanive vendase, edhe kompani ndërkombëtare.

Këtë vit skadon afat i koncesionit të kompanisë Rule Turs, e cila 15 vite më parë mori në menaxhim stacionin e autobusëve për 2 milionë marka gjermane ose rreth 1 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button