Jon Tarifa mysafir special i Vesa Lumës

Jon Tarifa një emër i njohur në industrinë e artit shqiptar por edhe më gjerë po shijon jetën e natës në Prishtinë. E kjo vizitë e Jonit bëhet e ditur që është ftesë speciale nga kolegia e tij Vesa Luma.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes faqes së saj zyrtare në Instagram. “ Last night in Prishtina with our albanian very talented internacional artist, and my special guest in my new album. Keep making us proud!”, që në gjuhën shqipe i bien “Mbrëmjen e kaluar në Prishtinë bashkë me artistin e talentuar internacional- shqiptar, si dhe me mysafirin tim special në albumin e ri.

Vazhdo të na bësh krenar”, është ky mbishkrimi që e ka lënë këngëtarja prishtinase në foton e saj bashkë me Jonin. Ndryshe, miqësia e këngëtarëve ka pasuar me një duet i cili do të vijë bashkë me albumin e Vesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button