PDSH-j, propozon amendamente për reformën ligjore në arsim

Në një konferencë për shtyp, deputeti I PDSH-së, Bekim Fazliu ka bërë të ditur se PDSH ka propozuar 32 amendamente për ligjet e reja në arsim.

“Me këto amendamente kërkojmë të vëmë në pah dëmin që po i bëhet arsimit prej atij fillor e deri te ai superior. Arsimi nuk është mundim, është vlerë, është dije, është kulturë. Problemet në arsim zgjidhen vetëm me autonomi të plotë të universiteteve dhe me një shtet ligjor, e jo me suprimim të autonomisë dhe me politizim e aq më tepër jo me kontroll qeveritar. Duhet krijuar sistem kredibil akademik, e jo sistem të seleksionimit politik”, deklaroi Fazliu.

Ai tha se me zgjidhje që ofron Qeveria do t’i shkaktohet dëm arsimit në gjuhën shqipe.

“Vlerësojmë se me anë të këtyre ligjeve i jepet goditja përfundimtare e arsimit në gjuhën shqipe që është strategji e kamotshme antishqiptare”, deklaroi Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button