Ramadani: Krimi në Paris nuk ka lidhje me islamin si fe

Hoxhë Ramadan Ramadani në profilin e tij në Faceebok, lidhur me ngjarjen në Paris ku humbën jetën 12 veta pas sulmit në redaksinë “Sharl Ebdo”, shkruan se dhuna jo vetëm që nuk ka kurrfarë lidhje me islamin, por edhe në veprat e atyre që i bëjnë këto krime mungon kuptimi i konceptit të mësimeve islame që duhet të merren në konsideratë.

Ramadan Ramadani në Facebookun e ti shkruan:

“Për krimin e bërë sot në Paris, përveç distancimit mendova se duhet të jap edhe sqarim. Këto krime jo vetëm që nuk kanë kurrfarë jo vetëm që nuk ka kurrfarë lidhje me islamin, por edhe në veprat e atyre që i bëjnë këto krime mungo nkuptimi i konceptit të mësimeve islame që duhet të merren në konsideratë. Njëri ndër këto koncepte është Umeti – bashkësia e myslimanëve. Koncept që në korniza globale është zgjeruar dhe ne sot jemi dëshmitarë se myslimanët në vende të ndryshme të botës vuajnë nga veprat e myslimanëve nga skaji tjetër i botës. Shikojmë se Kina shfrytëzoi momentet anti – myslimane nëpër botë për të bërë pastrimin fetarë dhe etnik në Turkistan” shkruan Ramadan Ramadani.

Sipas tij krimi në Paris, duhet të arsyetohet jo vetëm sipas principit se sa dëm u shkakton gjithë myslimanëve në botë, por edhe për rendësin që ka ndaj gjithë qenies njerëzore.

Lajme të ngjashme

Back to top button