Vazhdon makthi në Francë, 3 sulme të tjera

Vetëm 24 orë pas tmerrit të parë nga sytë e mijëra njerëzve në revistën satirike Charlie Hebdo, tre sulme tronditin sërish Francën. Vendi vazhdon të luftojë me tmerrin pasi tre sulme janë raportuar në Paris këtë të enjte.

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, dy policë u qëlluan nga një autor ende i paidentifikuar. Vetëm dy orë pas kësaj ngjarje, një shpërthim u dëgjua në një lokal, pranë një xhamie në një qytet lindor francez të Villefranche-sur-Saone, transmeton shekulli.

Një burrë i veshur me rroba të zeza dhe me anti-plumb qëlloi mbi dy efektivët e policisë, një prej të cilëve ishte femër. Kjo e fundit mësohet se humbi jetën disa orë pasi u qëllua, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Sipas “Le Monde”, oficeri tjetër i policsë u qëllua në shpinë, për këtë arsye është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në incidentet tjetra, një shpërthim u dëgjua nga një restorant pranë një xhamie në Villefranche-sur-Saone dhe të shtëna armës kundër xhamisë Le Mans, ku mediet franceze nuk raportojnë ende për ndodnjë viktimë.

Sulmet vijnë një ditë pasi 12 njerëz u masakruan në zyrën e revistës satirike Charle Hebdo në Paris, mes të cilëve 8 gazetarë, 2 policë, një recepsionist dhe një i ftuar.

Lidhur me masakrën e djeshme, policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar si vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi respektivisht 34 dhe 32 vjeç, me origjinë algjeriane.

Lajme të ngjashme

Back to top button