Shokët e klasës: “Terroristi” i masakrës së Parisit ishte në mësim!

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, e cila mbështetet në burime të paidentifikuara, sulmuesi më i ri në moshë iu dorëzua policisë franceze.

Ky është 18-vjeçari Mourad Hamyd. I njëjti lajm është publikuar edhe në ABC News, i cili iu referohet policisë franceze.

I dyshuari i ri u dorëzua në një stacion policie në Charleville-Mezieres. Ai u tha policët që kishte parë emrin e tij në rrjetet sociale, por se në kohën e sulmit ishte në shkollë, transmeton Telegrafi.

Pohimet e tija u konfirmuan nga shumë francezë, përkatësisht shokët e shkollës së tij përmes rrjetit social Twitter, të cilët kanë krijuar një “hashtag” në mbrojte të tij #MouradHamydInnocent.

Por, për policinë franceze djaloshi 18-vjeçar ende është i dyshuari kryesor dhe po mbahet në paraburgim.

Ja disa nga mesazhet e shokëve të Hamydus në Twitter.

Griselda Blanco: “Kjo është e tmerrshme, ai ishte në klasë në mëngjes dhe po akuzohet një i pafajshëm”.

Gurl Dembel: “Nesër (sot) do të organizojmë një demonstratë të madhe jashtë shkollës”

Uphorie: “Mourad ishte në klasë dhe mediat po flasin me hamendje”

Ikon Chaegasus: “Djali i varfër ishte gjatë gjithë ditës në shkollë, ndërsa në mbrëmje është akuzuar për vrasje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button