Gjatë aksionit “Rrjeti” për nëntë muaj janë kapur 160 shitës droge

Gjatë aksionit “Rrjeti” të MPB-së vetëm për nëntë muaj janë kapur 160 shitës droge dhe janë konfiskuar 520 kg drogë të llojeve të ndryshme.

Me këtë aksion sipas policisë, është hapur një betejë e madhe ndaj trafikantëve të vegjël të drogës që shesin substanca narkotike nëpër rrugë dhe lokale nate.

Dilerët rrezikojnë çdo ditë jetën e mijëra djemve të rinj nga Shkupi, Tetova, Ohri, Shtipi dhe qytetet tjera . Si zakonisht të rinjtë mashtrohen se me pirjen e drogës do të jenë më të lumtur dhe do t’i harrojnë brengat e jetës.

Sipas MPB-së identifikimi dhe eliminimi i shitësve të drogës nëpër rrugë dhe lokale është strategji kombëtare e shtetit në luftën kundër shitjes dhe kontrabandës së drogave.

Lajme të ngjashme

Back to top button