Oer: Të gjithë jemi “Sharli”, nuk do të gjunjëzohemi para jotolerancës

“Sharl Ebdo në Francë simbolizon lirinë e shtypit të të gjitha temave të mundshme. Provokimi intelektual është thelbësore për ndërtimin e mendimit dhe demokracisë tonë. Vizatimet, humoret janë shprehje të së drejtës fondamentale. Duke sulmuar Sharl Ebdo për shkak të qëndrimeve të saja, sulmuesit duan që të na frikësojnë të ndrinë mendimin tonë që ta lëshojmë sot idenë për lirinë dhe nesër idenë për demokracinë. Ne nuk e pranojmë këtë barbarizëm, ne asnjëherë nuk do t gjunjëzohemi para jotolerancës, para terrorizmit”, tha ambasadorja e Francës Lorens Oer në komemoracioni që filloi sot në ambasadën franceze në Shkup.

Ajo theksoi se sot është ditë zie kombëtare në Francë dhe në botë në përfaqësitë konsullore franceze për shkak të viktimave të redaksisë Sharl Ebdo.

“Karikaturist të njohur të shtypit francez, gazetarë, të punësuar dhe dy polic janë në mesin e viktimave. Në të gjitha anët e botës qytetarët francez bartës të demokracisë ngrenë zërin”, tha ambasadorja Oer.

Lajme të ngjashme

Back to top button