Aleksandar Argirovski është Drejtor i ri i Byrosë së Prokurimeve Publike

Aleksandar Argirovski është Drejtor i ri i Byrosë së Prokurimeve Publike Në këtë detyrë, ai vjen nga pozicioni i këshilltarit shtetëror pranë këtij institucioni.

Byroja e Prokurimeve Publike u drejtua për 8 vite nga Mare Bogoeva-Misovska, por nuk dihen arsyet e largimit të saj.

Institucioni në fjalë është organ i Ministrisë së Financave dhe është përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e sistemit të prokurimeve publike.

Prokurimet publike përfaqësojnë rreth 10 për qind të Bruto Prodhimit Vendor dhe janë të rëndësishme për sektorin publik dhe për ekonominë në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button