FFM ndau donacion për ekipet e të rinjve

Numri një i futbollit vendor  Ilço Gjorgjioski, ndau donacion (topa futbolli dhe veshje sportive) 105 ekipeve anëtare të Super Ligës dhe Ligës së Parë, të cilat bëjnë gara edhe atë në të tri konkurrencat (të rinj, kadet dhe pionier). Në terren e shtëpisë së futbollit këto donacione i pranuan përfaqësues të më shumë se 100 ekipeve, të cilat garojnë nën ombrellën e FFM-së. 

“Ne jemi duke realizuar atë, të cilën e pranuan si obligim tonin. Zhvillimi   futbollit të të rinjve është prioritet i yni  dhe do orvatemi që edhe në të ardhmen t’u japim përkrahje  dhe ndihmë maksimale ekipeve të cilat i përkushtojë kujdes ardhmërisë së futbollit. Po që se e tanishmja i takon kësaj gjenerate të futbollistëve, nuk ka dilema se investimi dhe përkushtimi ynë lëvizin drejt zhvillimit të futbollit që nga gjeneratat më të reja, e deri në fillimin e karrierës profesioniste”, tha  presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski. 

Pas ndarjes së këtij donacioni u zhvillua një ndeshje kontrolluese për futbollist të lindur në vitin 1999. Qëllimi kryesor i këtij takimi është që të bëhet përzgjedhja e futbollistëve më të mirë të cilët do të jenë kandidat për përfaqësuesen U-15 të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button