Ivanov: Masakra në Paris, sulm ndaj demokracisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i dërgoi letër ngushëllimi presidentit të Republikës së Francës, Fransoa Oland, në të cilën shpreh keqardhje për jetët e humbura në masakrën në Paris.

“Me shokim, keqardhje të madhe dhe me ndjenjë të trishtimit e mora lajmin për masakrën në Paris dhe sinqerisht më vjen keq për jetët e humbura nga ky akt kriminal. Sulmet kundër ‘Sharli Ebdo’ paraqesin edhe i përjetojmë si sulm të demokracisë, si sulm kundër parimeve dhe lirisë së mendimit dhe të fjalës”, theksoi në letër presidenti Ivanov. Ky akt makabër, siç theksohet në letër, i kryer nga individë me mendje të mbyllura, qëllimi i të cilëve është mbjellje të druajtjes dhe ndjenjës së pasigurisë, viktimat e së cilëve janë njerëz të pafajshëm, nuk do të na lëkundin në qëndrueshmërinë e ruajtjes së vlerave njerëzore dhe të civilizimit dhe përfitimet e tërë botës demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button