Ngrin Liqeni i Dojranit, nga e hëna temperaturat do të ulen sërish

Kanë vazhduar edhe sot temperaturat polare, të cilat për pasojë kanë pasur ngrirjen e Liqenit të Dojranit.

Në Dojran temperatura e mëngjesit ka qenë -7 gradë Celsius.

Më ftohtë ka qenë në Berovë, ku temperatura e mëngjesit ka zbritur në -17 gradë Celsius.

Në Tetovë temperatura ka shënuar -15 gradë Celsius, në Kumanovë -14, Mavrovë -13, në Shkup -9 gradë…

Në Shkup, gjatë ditës, temperatura pritet të ngrihet mbi zeron.

Nesër pritet mot i ftohtë, por në orët e pasdites temperaturat do të shënojnë rritje.

Të shtunën dhe të dielën parashikohet rritje e temperaturave deri në 10 gradë Celsius.

Nga e hëna temperaturat do të ulen sërish.

Lajme të ngjashme

Back to top button