Plenumi studentor: Tërhiqni ligjin, pastaj do të vijmë në debat

Plenumi studentor edhe njëherë kërkoi nga Qeveria që të tërheqë ndryshimet e fundit në ligjin për arsim të  lartë.

“Në fillim, jemi të habitur me fjalimin e kryeministrit në “debatin” e të hënës në Kuvend. Sipas tij qeveria tre muaj po debaton për këto ndryshime. Pyesim, a është ky i njëjti njeri që para tre javëve në një intervistë për Kanal 5 deklaroi se nuk e din pse po proteston Plenumi Studentor. A mendonte ai për të njëjtën periudhë kur ne me këmbëngulmë deklaronim se duam debat ndërsa ai thoshte se është shumë herët, dhe u refuzuam disa herë. Tani kur ligji është ën lexim të dytë në Kuvend , çdo debat tjetër jashtë procedurave nuk do të arrijë asgjë edhe është kundër argumentimit tonë dhe qëllimit tonë. Pikërisht për këtë Plenumi Studentor nuk do të shpalos qëndrimet në asnjë debat ku nuk mund të ndikojnë në ligj”, thonë nga Plenumi Studentor.

Lajme të ngjashme

Back to top button