fbpx

Apple, iOS 8 në 68% të iPhone dhe iPad

Apple e ka përditësuar portalin e saj të zhvilluesve të mërkurën me statistika të reja për sistemin e saj operativ mobil, iOS 8.

Shkalla e adoptimit për sistemin e ri operativ është rritur në 68 për qind për iPhone dhe iPad, një ngritje kjo prej tetë për qind nga përafërsisht gjashtë javë më parë.

Siç edhe mund të pritet, versionet më të vjetra vazhdojë me rënie në popullaritet, ku iOS 7 ka humbur gjashtë pikë të përqindjes dhe ka rënë në 29 për qind, ndërsa iOS 6 dhe të gjitha versionet e mëparshme janë kanë rënë në përqindjet që nuk mund të bien më shumë, për shkak se pajisjet që bazohen në ato versione nuk mund të përditësohen në versionet më të reja të sistemit operativ të Apple.

Versionet e vjetra të iOS ende janë duke mbajtur rreth katër përqind (një rënie prej një për qind nga raporti i fundit).

Një konsensus i arritur mes analistëve në Wall Street pretendon se 66 milionë njësi iPhone janë dërguar – në mënyrë të konsiderueshme më të lartë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 51 milionë – mund të jenë shitur.

Dhe nëse kjo shifër del të jetë e vërtetë, atëherë iPhone do të shfaq një rritje të përgjithshme nga viti në vit për mbi 30 për qind. (Telegrafi)

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close