Është herët për optimizëm

Si të ulet papunësia? Kjo është një pyetje që e brengos qeverinë gjatë dy dekadave të fundit. Problemi me rritjen e papunësisë është një nga prioritete e qeverisë këtë vit edhe pse shkalla e papunësisë ulet në çdo tremujorësh nga viti i kaluar dhe në fund të 2014 arriti në 27.9 përqind, që është nivel më i ulët deri më tani.

Sipas statistikave, edhe pse minimale, papunësia vazhdimisht ulet në 3 vitet e fundit. Në vitin 2011 ishte 31.8 përqind, në vitin 2012 30.6 ndërsa në 2013 28.6 përqind.

Edhe pse ulet numri i personave të pa punë, Maqedonia mbetet në krye të shkallës Evropiane për papunësi, por edhe në krahasim me vendet fqinje. Para nesh janë vetëm Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button