Aksident i rëndë rrugor në Fushë-Krujë, vdesin 2 persona

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave ka ndodhur mëngjesin e të premtes në aksin Fushë-Krujë-Tiranë. 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Tapizë ku tre automjete u përplasën ne njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Kastriot Jaku, banues në Milot dhe Gjergji Nano, banues në Tiranë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button