Paris, tjetër sulm në orën 8, qëllohen dy policë

Një tjetër sulm ka ndodhur në Paris në orën 8:06 minuta, në Porte-de-Chantillon, ku dy policë bashkiakë kanë mbetur të plagosur, njeri në gjendje të rëndë, kurse tjetri në gjendje shoku.

Mediat franceze thonë se agresori është larguar në drejtim të metrosë me një Clio të bardhë. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pas një shkëmbimi zjarri në Montrouge (Hauts-de-Seine), një burrë është arrestuar.

Dy policët ishin duke trajtuar një aksident në rrugë, kur atyre iu është afruar një makine Clio e bardhë dhe një person i qëlloi nga pas me kallashnikov duke u larguar me shpejtësi. Agresori ishte me kokë të rruar dhe jelek antiplumb dhe i arrestuari ka karakateristikat e të dyshuarit.

Ky sulm ka ndodhur në kohën kur në të gjithë Francën janë marrë masat nr.1 kundër terrorizmit dhe janë vënë në kontrollin e policisë, institucionet dhe objektet e rëndësishme./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button