OBSH: Nga Ebola kanë vdekur më se 8 mijë vetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se numri i të vdekurve nga sëmundja Ebola ka arritur në 8,235 vetë.

OBSH ka kumtuar mbrëmë vonë se më se 20 mijë rastet e raportuara dhe pjesa më e madhe e të vdekurve ishin nga vendet Sierra Leone, Liberi dhe Gunine, në Afrikën Perëndimore.

Por, OBSH theksoi se ka shenja për rënie të numrit të të infektuarve me sëmundjen Ebola në Liberi./rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button