“Nuk dua të shoh si i varet gjoksi Rita Orës”

BBC ka marrë ankesa të shumta pasi ka lejuar Rita Orën që në programin ‘The One Show’ të shfaqet me një dekolte shumë të hapur.

Gjyqtarja më e re e The Voice UK po promovonte “talent-show”-n në këtë program, por xhaketa e saj shumë e hapur ka bërë që BBC-së t’i vijnë rreth 400 ankesa.

Një teleshikues shkroi: “Nuk dua të shoh si i varet gjoksi Rita Orës në një program familjar.”

Pas kësaj, BBC kërkoi falje duke u përgjigjur se do të kishin bërë mirë t’i kishin kërkuar këngëtares të vishte diçka më të përshtatshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button