Pse anashkalohet arsimi shqip në Veles?

Numri i nxënësve shqiptarë në komunën e Velesit shkon duke u rritur, mirëpo kushtet në të cilat ata zhvillojnë mësimin janë të palakmueshme.

Profesori Bedri Gjureci i cili jep mësim paraleleve shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit thotë se numri i nxënësve shqiptar shkon duke u shtuar, mirëpo drejtoria nuk ka bë ende kërkesë për shtimin e një paraleleje shtesë.

“Vërehet dukshëm rritja e numrit të nxënësve shqiptarë nga viti në vit. Për momentin mësimi në gjuhën shqipe në këtë gjimnaz është duke u zhvilluar në katër paralele, nga viti i parë deri tek viti i katër. Kemi sugjeruar që të bëhet kërkesë për shtimin e paraleleve por një gjë e tillë nuk është bë”, tha për Portalb, Gjureci.

Ai shtoi se problemi tjetër me të cilin ballafaqohen këta nxënës është edhe mungesa e kuadrit arsimor.

“Unë personalisht udhëtoj prej Shkupit për të dhënë mësim në Veles. Ka mungesë të madhe të kuadrit dhe për këtë shkak nxënësit detyrohen që gjysmën e lëndëve ta mësojnë në gjuhën maqedonase”, shtoi Gjureci.

Nga nevoja për të ju dale në ndihmë të rinjve, në Veles po ashtu u krijua Unioni Studentor, me ç’rast njëri nga udhëheqësit, Naser Ahmeti kërkon ndihmë për ata rinj të cilët plotësojnë kushtet për të studiuar por mungesa e mjeteve financiare i pengon ata që të regjistrohen në arsim të lartë.

‘’Duke pasur parasysh gjendjen momentale të shqiptarëve të Velesit, asimilimin e madh që ndodh këtu dhe diskriminimi në shkollimin e të rinjve shqiptar u detyruam që të krijojmë një union studentor që të ju ndihmojmë atyre nxënësve të cilët kanë rezultat superior në shkollë të mesme por nuk kanë mundësi shkollimi sipëror duke pasur parasysh se për tu shkolluar dikush prej Velesi në Shkup apo Tetovë nevojiten një shumë e të hollave’’, tha për Portalb, Ahmeti.

Ai shtoi se gjithashtu u bëhet apel të paraqiten mësimdhënës shqiptar në shpalljen e konkurseve për punë në gjimnazin e Velesit.

“Është e vërtetë që nuk ka kuadër andaj apelojmë që me shpalljen e konkurseve të paraqiten mësimdhënës shqiptarë të cilët do të mësojnë nxënësit shqip dhe jo si tani që i kanë gjysmat e lëndëve në shqip e gjysmat në gjuhën maqedonase”, shtoi Ahmeti.

Ndryshe, kohë më parë u alarmua edhe problemi i shkollës fillore periferike “Vasil Glavinov” në Slivnik të Velesit, nxënësit e të cilës vazhdojnë të ndjekin mësimin në kushtet e mjerueshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Thote Ishe Profesori Lavderim…. O Zoteri i Prof.Plotesisht keni te drejt me at qe e tregoni ju por un jam nje nder Profesoret qe kam ligjeruar ne at gjimnaz dhe i kam te qarta te gjitha punet.Por desha te tregoi se edhe dy koleg te tjer i kam.pasur qe kan ligjeruar ne gjuhen shqipe ne at shkoll por,ndersa drejtori aktual qe eshte na ka be shtypje te medha dhe ne pas nje viti jemi largiar vetem nga ai drejtor qe eshte per momentin.Ndersa kam nje kujtim shum i mire qe kam kaluara me nxensit e asaj ane. Me respekt Lavdrim Jusufi.komuna e Krusheves.

Back to top button