fbpx

5 këshilla për një interviste perfekte pune

Ne intervista te tilla sigurisht qe ndërhyjnë shume faktorë qe mund të të çojnë tek suksesi, por veç tyre, 5 këshillat e mëposhtme do te jene me siguri një ndihme me shume për te marre atë qe kërkon, vendin aq te dëshiruar te punës.

1.    Te jeni te përgatitur. Ne çfarëdo rrethane, dy janë momentet me te rëndësishme, besimi tek vetja dhe serioziteti. Këto dy momente është shume e rëndësishme qe te arrini t’i transmetoni. Mos i besoni asnjëherë pamjes suaj tuaj te jashtme, e vetme, ajo nuk do te jete ne gjendje tu çojë tek suksesi. Transmetoni atëherë besim dhe seriozitet, por pa rene ne arrogance, pasi ky do te jete hapi i pare drejt vendit te punës.

2.    Jini te hapur dhe te shpenguar. Si ngathtësia,apatia, ashtu edhe mos përqendrimi ne bisede, janë momente  qe prej dikujt mund te duken si një mbrojtje e mire, por qe ne shumicën e rasteve rezulton e kundërta. Pra ne te tilla raste, ajo qe këshillohet është te qenit sa me te vëmendshëm, te kujdesshëm si ne te folur, ashtu edhe ne te qëndruar.

3.    Mos thuaj gënjeshtra. Te sajuarit e aftësive qe nuk i keni, apo te eksperiencave te pa kaluara me pare, është një gabim kolosal qe për fat te keq ndeshet ende ne shume raste te tilla, duke besuar se kështu mund te besh me shume përshtypje dhe duke shpresuar se kjo gënjeshtër nuk do te zbulohet. Kjo është tërësisht e gabuar, pasi herët apo vone, e vërteta do te dale ne shesh.

4.    Kujdes me veshjen. Edhe veshja qe zgjidhni për një takim te tille është e rëndësishme., pasi ajo do te ndikoje se tepërmi tek personat me te cilët do te takoheni. Dy pikat me te rëndësishme ne këtë drejtim janë shija dhe serioziteti.

5.    Vendosja e kontakteve njerëzore. Tendenca për te kërkuar dhe vendosur, me personin qe bën përzgjedhjen,  marrëdhënie njerëzore qe shkojnë përtej asaj qe zakonisht ndjehet ne takime te tilla, mund te rezultojë themelore ne suksesin e takimit, veçanërisht kur për ju flet gjithashtu edhe një CV e mire dhe keni ide interesante.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close