Ahmeti, Gruevski, Zaev me letra ngushëllimi ndaj francezëve

Kryeministri Nikolla Gruevski, kyetari i BDI-së Ali Ahmeti, lideri i opozitës maqedonase LSDM, Zoran Zaev,  kanë reaguar me rastin e sulmit ndaj revistës “Charlie Hebdo” në Paris.

Gruevski: Maqedonia dënon me ashpërsi aktin terrorist
“Maqedonia dënon me ashpërsi këtë akt terrorist dhe sulm ndaj integritetit njerëzor dhe vlerave demokratike. Ky akt makabër duhet të na bashkojë edhe më në luftën kundër terrorizmit, në kuadër të së cilës Maqedonia do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, siç është pa dyshim Republika e Francës”, thuhet në letrën e Gruevskit.

Ahmeti: Akt i tmerrshëm!
“Akti i tmerrshëm i vrasjes së punonjësve dhe policëve në zyrat e revistës, Charlie Hebdo, në Paris, duhet të dënohet nga e gjithë bota e civilizuar. Krimi nuk ka përkatësi kombëtare, nuk ka përkatësi racore as nuk ka përkatësi fetare, krimi duhet të merr dënimin e merituar. Unë jam i bindur që Franca do të qëndrojë e fortë pas këtij akti qyqar dhe do të ngrihet përtej përpjekjeve të vrasësve për të mbjellur urrejtje midis njerëzve. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave nga sulmi i sotëm makabër në Pariz ndërsa të gjithë të plagosurve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre.” shkruan Ahmeti.

Zaev: Socialdemokratët e Maqedonisë janë përkrah Francës
“Socialdemokratët e Maqedonisë janë përkrah Francës dhe populli të saj. Ne jemi thellësisht të bindur se Republika e Francës do të përballet me sukses me rreziqet dhe sfidat dhe se autorët e krimit do të zbulohen dhe dënohen. Sulmi ndaj gazetarëve është sulm mbi lirinë e shprehjes. Republika e Francës nuk është e vetme në betejën për të siguruar lirinë e qytetarëve dhe për t’i mbrojtur nga kërcënimet e çdo lloji, përfshi edhe luftën kundër terrorizmit”, thuhet në telegram.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button