Atletico fiton 90 minutat e para

Atletico Madrid ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit, duke mposhtur në Calderon, rivalin e qytetit, Real Madridin, me rezultat 2:0.
Diego Simeno, ndeshjen e nisi në sulm me sulmuesin e ardhur këtë afat, Fernando Torresin, ndërsa Ancelotti, vendosi ta pushoj Cristiano Ronaldon, në këtë pjesë.
Përkundër disa mundësive të mira, në pjesën e parë, golat mbeten të paprekura.
Goli i parë i ndeshjes, erdhi në minutën e 58’, nga Raul Garcia, që u tregua i saktë nga goditja e pikës së bardhë.
Reali, në minutën e 76’, mori edhe një goditje, duke pranuar edhe golin e dytë. Ishte Gimenez, që me kokë, dyfishoi epërsinë e Atletico Madridit.
Ndeshja e kthimit, luhet pas një jave në Santiago Bernabeu, dhe Realin, e pret punë e vështirë, për të përmbysur rezultatin, përballë kampionëve të Atletico Madridit.

Lajme të ngjashme

Back to top button