EVN: Banorët e Mavrovës mos ta përdorin energjinë elektrike për ngrohje

Të gjitha vendbanimet në Komunën e Mavrovës dhe Rostushes janë duke u furnizuar me energji elektrike, njofton EVN. Nga kjo kompani thonë se ndërprerjet të cilat po shfaqen janë nga mbingarkesa e madhe e trafostacionit të cilat paraqiten nga konsumi i dyfishuar.

EVN njofton se përfaqësuesit në shtabin e krizës të EVN Maqedonisë, kryetari i Komunës së Mavrovës dhe Rostushes si dhe drejtorët e bashkësive lokale, u dakorduan se si t’i tejkalojnë problemet me energji elektrike përderisa do të zgjasin temperaturat e ulta në këtë rajon. LEXO: Rostushe, banorët thyen trafostacionin, kërkuan rrymë menjëherë (FOTO)

“Largëpërçuesit kryesor  janë shumë të shkatërruara nga dëbora dhe koha, rrugët deri tek to janë të paarritshme, ku EVN Maqedoni u detyrua të ndërtojë largëpërçues të përkohshëm 10kW që të sjellë furnizim deri tek Jançja, prej ku tension do të marrin këto vendbanime. Ky largëpërçues në këtu temperatura të ulta dhe rritja e kapacitetit tek konsumatorët i cili është dyfishuar, nuk do t’i përballojë mbingarkesat e mëdha, dhe për këtë arsyje konsumatorët do të duhen me shumë kujdesi ta shfrytëzojnë energinë elektrike. Do të duhet ta shfrytëzojnë vetëm për ftohje të ushqimit dhe ndriçim, ndërsa energjinë elektrike për momentin mos ta shfrytëzojnë për nxehje por të shfrytëzojnë mekanizma tjerë për ngrohje. Nëse kjo nuk respektohet EVN Maqedoni do të detyrohet të merr masa shtesë për mbrojtjen e rrjetit dhe në të njëjtën kohë t’ju ofrojë konsumatorëve energji elektrike. Ekipet e EVN-së do të vazhdojnë punën në terren që të punojnë në ndërprerjet eventuale të rrjetit.” thonë nga kjo kompani.

Lajme të ngjashme

Back to top button