Familja për Ermal Fejzullahun është gjithçka

Ka kohë që këngëtari kosovar Ermal Fejzullahu ka krijuar tashmë familjen e tij. Mirëpo pavarësisht kësaj ai ia di çdo herë e më shumë rëndësinë njerëzve më të dashur të tij.

Këngëtari nga Prishtina së fundmi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram, në të cilën shihet ai bashkë me bashkëshorten e tij simpatike, Arianën dhe në mes kanë futur vajzën e tyre të vogel. Ermali madje ka lënë një mbishkrim në këtë foto ku shkruan “My family, my all”, ka shkruar ai.

Aktualisht Ermali po e shijon suksesin e këngës “Tavolina” bashkëpunim ky në mes tij, Ledri Vulës dhe Lumi B./Gazeta Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button