Apple mendon për krijimin e iPhone me ekran të lakuar!

Pas publicitetit kontravers me #bendgate, shumë njerëz do të mendonin që Apple mundohet ta harrojë historinë e telefonit të saj që lakohej, mirëpo disa patenta të reja që janë zbuluar pretendojnë se kompania më e madhe amerikane në fakt është e interesuar që të krijojë pajisje mobile ekrani i të cilave lakohet, qëllimisht.

Patenta që u dha më 6 janar 2015 dhe e cila ishte dorëzuar në shtator të vitit 2011, tregon se Apple për një kohë të gjatë tashmë ka qenë duke eksploruar mënyra për të krijuar një pajisje elektronike që ka ekran fleksibil që mund të paloset për ta bërë telefonin edhe më të vogël, pa ia dëmtuar ekranin ose komponentat tjera.

Dhe ndërsa LG G Flex 2 po i mahnit njerëzit në CES 2015, kjo qartazi dëshmon se ka interes në krijimin e telefonave me ekranet dhe trupin e lakuar, kështu që ka shumë kuptim që Apple është në kërkim të krijimit të telefonit të saj të ardhshëm në këtë teknologji.

Sipas patentës së Apple, përparësitë e pajisjeve elektronike me ekrane fleksibile përfshijnë “rezistencën ndaj dëmeve, edhe nëse pajisja bie në tokë”.

Prandaj, edhe një iPhone me ekranin që lakohet do të nënkuptonte që edhe ndërfaqja e telefonit të jetë e re, dhe ti përshtatet lakimit të ekranit.

Disa burime madje thonë që Apple ka paraparë që për fikjen e telefonit, të nevojitet edhe shtrëngimi fizik, për ta aktivizuar këtë komandë. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button