Uji për ju bën mrekulli, metodat për ta konsumuar më shumë!

Uji është i domosdoshëm ne jetën e njeriut dhe konsumimi i shumte i tij sjell dhe përfitime shëndetësore. Nëse ju do të doni te rrisni sasinë e ujit qe pini çdo dite, për dietë, qëllime shëndetësore apo atletike, këtu poshtë janë paraqitur mënyrat për ta bere një gjë te tille.

Metoda e pare: Bëjeni ujin e pijshëm sa me te favorshëm për ju.
  • Kuptoni se sa ujë ju duhet të pini çdo ditë. Instituti i Mjekësisë rekomandon një mesatare prej 3,7 litra në ditë për burra te shëndetshëm dhe 2,7 litra në ditë për gra të shëndetshme, duke marre parasysh nivelin e aktiviteteve fizike dhe shëndetësore, klimën dhe lartësinë, dhe sasinë e ujit te konsumuar nga ushqime dhe pije të tjera.
  • Mbani një shishe ujë me vete. Duke pasur shishen tuaj me ujë në dorë bën te mundur qe te pini ujë dhe pa vetëdije ose ne momente stresuese.
  • Krijoni kujtesa te posaçme. Provoni vendosjen e alarmeve apo lajmërimeve kompjuterike që ju tregojnë sa ujë duhet te pini në orare te caktuara.
  • “Miqësohuni” me makinerinë e ujit te pijshëm ne punën tuaj. Nëse ju keni një makineri freskuese te ujit te pijshëm në dispozicion dhe në afërsi te zyrës tuaj në punë, kujtojini vetes qe sa here te keni nevoje te lëvizni nga zyra, te merrni dhe një gote plastike me vete për ta mbushur tek makineria e ujit.

Metoda e dyte: Zëvendësoni pijet e ëmbla dhe alkoolike me ujë.
  • Duhet te kuptoni se pijet e ëmbla ose alkooli nuk mund të përdoren ne vend te ujit.Nëse ju jeni një “fans” i pijeve te gazuara, te ëmbla apo alkoolike, ose në qoftë se ju në mënyrë rutine pini një gote birrë ose verë me ushqim në mbrëmje, konsideroni te shkëmbeni pijen tuaj tipike me ujë. Edhe pse secila prej këtyre pijeve ka përmbajtje te larte te ujit, duke i zevedesuar me uje, ju mund të rrisni masën e përgjithshme te ujit ne trupin tuaj dhe ne këtë mënyrë nuk përballeni me efektet anësore të pijeve te ëmbla ose te gazuara, pijeve me përmbajtje kafeine dhe pijeve alkoolike.
  • Zëvendësoni te paktën një pije në ditë me ujë.
  • Bëjeni ujin pijen tuaj të pare. Zëvendësimi i pijeve te ndryshme te preferuara me ujë mund te duket si e pamundur, por kjo është mënyra më e lehtë për të rritur sasinë e ujit të rregullt qe ju pini çdo ditë.
  • Shuani etjen tuaj me ujë. Studimet tregojnë se kur ju jeni të etur, uji do ta shuaje etjen tuaj ashtu si edhe pijet e tjera. Sigurohuni qe pija qe shuan etjen tuaj te jete uji.

Metoda e trete: Pini ujë para, gjatë dhe pas ngrënies.
  • Bëjeni zakon për të pire një gotë ujë rreth vakteve. Pirja e një gotë me ujë – ose të paktën disa gllënjka – para, gjatë, dhe pas çdo vakti është një mënyrë shume e mire për të rritur sasinë e ujit qe merrni çdo dite.
  • Disa gllënjka ujë ne çdo vakt. Zëvendësoni pijen tuaj tipike me ujë gjatë ngrënies se ushqimit, ose të paktën të ketë ujë për të pirë në tavoline.
  • Përcillni çdo vakt me një gotë të vogël uji. Pirja e ujit gjatë dhe pas çdo vakti mund t’ju ndihmojë të ndiheni me energjik pasi të hani si dhe ne tretjen e ushqimit tuaj.

Metoda e katërt: Përdorni pije me baze ujin, pa përmbajtje sheqeri dhe kalorie.
  • Pini çaj pa sheqer. Çajret bimore ose me fruta, në esence janë uje me shije te ndryshme natyrale dhe pa kalori.
  • Shtoni limon apo shije te tjera aromatizuese natyrale ne ujit tuaj.
  • Provoni ujin e gazuar ne vend te pijeve te ëmbla te gazuara

Lajme të ngjashme

Back to top button