Egjipt, asnjë banor i Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmë

Ambasada e Maqedonisë në Kajro ka bërë të ditur se është nën masa sigurie dhe nuk është e rrezikuar. Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i vendit në Kajro, Mile Manolev. 

Ai ka informuar gjithashtu se deri tani asnjë turist apo qytetar i Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmën e nevojshme.  

“Deri tani në ambasadë askush nuk është lajmëruar për të kërkuar ndihmë apo këshillë. Vendet turistike janë të sigurta, por megjithatë ne këshillojmë që të shmangen këto destinacione turistike në Egjipt”, theksoi ambasadori Manolev. Por, nga ana tjetër, agjencitë turistike në Maqedoni deri tani nuk kanë ofruar oferta turistike për të pushuar në Egjipt, edhe pse deri para disa viteve ky vend ishte destinacioni më ideal dhe më  i shtrenjtë për pushime verore

Lajme të ngjashme

Back to top button