Lamborghini lanson smartphonin me çmim prej 5000€

A keni më shumë para sesa shije ? Atëherë ne kemi smartphonin e duhur për ju – Tonino Lamborghini Mobile’s 88 Tauri, ku u prezantua në CES panairin që po mbahet në Las Vegas.I punuar me dorë me lëkurë viçi dhe ka shtresën e jashtme të punuar nga çeliku inox, Android 88 Tauri, shitet me një shumë marramendëse rreth 5000 euro.

Madhësia e tij është 5-inch ekranin, 20 megapixel kamerën mbrapa dhe 8 megapixel kamerën para, dhe është i përforcuar
prej një quad-core 2.3 GHz Snapdragon 80 procesor. Gjithashtu ka 64GB memorien e brendshme dhe ka 3GB RAM, duke mos harruar që ka edhe 13 ringtona apo zile ekskluzivisht të miksuara nga DJ Ravin.

Lamborghini ka potencuar se telefoni mund të përdoret që të bëjë “selfiet më luksoze në botë”, e kanë bërë në uebsajtin e tyre këtë pytje, se “a janë selfiet e juaja një monument luksoz?”.

Kompania ka bërë që të ketë një bateri prej 3400 mAh ku na jep mundsinë që të flasim me të 35 orë , dhe mund të rrijë në opsionin fjetur rreth 1,000 orë. është në dispozicion në tre metale dhe 5 ngjyra të lëkurës mbrapa, janë vetëm 1,974 njësi prej secilit variant apo secilës ngjyrë.

Fatkeqësisht për Lamborghini, modeli 88 Tauri është afër për tu bërë telefoni më i shtrenjtë në botë./Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button