BDI-ja le “vakëf” drejtorinë e Agjencisë për investime, punësimet i bën Shekerovski

Posti i drejtorit të Agjencisë për investime të huaja i mbetur “vakëf” për një kohë të gjatëi ka dhënë mundësinë zëvendësdrejtorit Kliment Shekerovskit të realizojë konkurse punësimi duke shpërfillur konkuruesit shqiptarë me arsyetime banale. As si promotor dhe as si adminsitrues nuk gjenë shqiptarë në Agjencinë për investime të huaja.
Zyrtarët e BDI-së nuk pronnoncohen zyrtarisht për përfaqësimin e shqiptarëve në Agjencinë për investime të huaja.
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, nuk është në gjendje të jap shifra për përfshirjen e shqiptarëve në këtë Agjenci.

Sipas zëvendëskryeministrit Xhaferi nuk përjashtohet mundësia që Qeveria në seancën e nesërme, e cila do të jetë e para për këtë vit, të emëroj drejtorin në agjencinë për investime të huaja. Ai po ashtu njoftoi se brenda muajit janar do të emërohen edhe drejtorët tjerë në të gjitha vendet boshe që i takojnë BDI-së. Rolin e tyre më shumë se gjashtë muaj e realizuan zv/drejtorët maqedonas duke shpallur konkurse dhe duke punësuar përfaqësues vetëm të palës maqedonase. Rasti i fundit është me konkurset e shpallura nga Agjencia për investime të huaja për promotor ekonomik ku nuk është pranuar asnjë shqiptarë ndërsa refuzimi i kandidatëve shqiptarë ka qenë banal. Vetëm në periudhën e fundit, që kur Agjencia ka mbetur pa drejtor për shkak të mos-emërimit të drejtorëve të BDI-së, Zv/drejtori Kliment Shekerovski ka shpallur 3 konkurse, 2 për promotorë ekonomikë dhe 1 për administratorë. Në të 3 konkurset nuk është pranuar asnjë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button