Tetovë, mbeturinat kaplojnë lagjen, banorët revoltohen

Banorët e lagjes “Lenin” në Tetovë ankohen se autoritetet ende nuk janë përgjigjur apeleve të shumta për vendosjen e kontejnerëve për plehra. Ata ankohen se përveç mungesës së kontejnerëve ka vonesa edhe në tërheqjen mbeturinave, madje që nga reshjet e para të borës ato nuk janë bartur.

Autoritet e ndërmarrjes publike, kanë premtuar se së shpejti do të vendosin kontejnerët. “Vonesa e vënies së koshave të plehrave ndodh shkaku se vetëm gjatë vitit të kaluar nga qytetarë të pandërgjegjshëm janë djegur mbi 60 kosha plastike të plehrave, gjë kjo që ndikon në mungesën e tyre” është shprehur për Alsat, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, Xhelal Ceka.

Lajme të ngjashme

Back to top button