Nuk duhet gënjyer mërgimtarët

Mbulimi i deficitit tregtar me mbi një miliardë euro, qarkullim i theksuar për çdo vit në sektorët e tregtisë, hotelerisë, ndërtimit si dhe konsumit për jetesë, është kontribut kryesorë i mërgatës në Maqedoni. Studimet e viteve të kaluara kanë treguar se mërgimtarët dërgojnë të holla për të ndihmuar ekzistencën e më afërmve të tyre në vend, por këto të holla kryesisht nuk orientohen në investime për shkak të problemeve të ndryshme strukturore të ekonomisë, shkruan Koha.

Rritja e interesimit të diasporës për të investuar në vendlindje kërkon lehtësime të ndryshme dhe konkrete që nuk do të ndalen vetëm në lehtësimet fiskale të njëjta me ato për investitorët e huaj në zonat e lira ekonomike. Joshja e mërgimtarëve për të investuar kërkon rritjen e efikasitetit të administratës dhe lehtësimeve në sigurimin e dokumenteve të nevojshme për hapjen e bizneseve nëpër institucionet e ndryshme, që nga niveli lokal deri në nivelin qendror, si dhe shmangien e kontrolleve tendencioze nëpërë bizneset e iniciuara nga diaspora, thonë në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Konsulentët ekonomik nga ana tjetër vlerësojnë se ndryshimet e shpeshta të ligjeve në Maqedoni, ngërçi politik dhe tensionet politike në vitete e fundit, nuk shkojnë në favor të rritjes së interesimit të mërgimtarëve që të investojnë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button