Adrian Gaxha: Nuk jam kthyer me Luanën

Këngëtari nga Shkupi Adrijan Gaxha, mohon të jetë kthyer sërish në krahët e prezantueses bukuroshe Luana Vjollca.

Dyshimet për një rikthim të mundshëm të çiftit, nisën nga një foto.Gjatë ditëve të fundit të vitit të shkuar, Adrijan Gaxha dhe Luana Vjollca udhëtuan të dy drejt New York-ut, për t’i kaluar festat atje. Secili prej tyre postoi në rrjetet sociale nga një “selfie” në “Time Square”, në të njëjtën orë. Me të drejtë, ndjekësit e shumtë të këtyre dy personazheve të dashura menduan se çifti ka “shkelur” mbi ndarjen, dhe se dashuria e tyre lulëzoi sërish, aq sa për t’i kaluar festat bashkë. Mirëpo Adrijani e mohon.

Në një rrëfim të shkurtër për “Vip Pagës”, këngëtari tregon se nuk ka qenë bashkë me Luanën, madje ka kohë që nuk flet më me të.

“Jo, nuk kemi qenë bashkë. E di që edhe ajo ka qenë aty, e pashë më vonë. Por unë isha në New York për punë, me koncerte. Nuk e kam takuar atë person. Kam pasur koncert në New York dhe Detroid. Më të nuk flas më e s’kam asnjë kontakt prej shumë kohësh. Në ‘Time Square’ krejt rrugët janë të njëjta, me miliona njerëz, reklama, dhe ngjajnë njëra me tjetrën. Ndaj edhe duket si i njëjti vend, por që në të vërtetë as vendi nuk ishte i njëjti. Ishte thjesht një rastësi që aty qëlluam në të njëjtën kohë”, shprehet duke qeshur këngëtari. Ne jemi të predispozuar ta besojmë, pasi nuk gjejmë dot arsye që Adrijani të ketë përkrah një femër bukuroshe e të suksesshme si Luana, e ta mohojë.

HISTORIA

Adrijan Gaxha dhe Luana Vjollca, për një kohë të gjatë qëndruan në majat e klasifikimit si çifti më i bukur i showbiz-it shqiptar. Ata jetuan një histori dashurie e cila, sipas thashethemeve, mori fund nga distanca. Megjithëse asokohe Adriani e vizitonte shpesh Tiranën për të qëndruar pranë së dashurës, historia e tyre nuk mundi të mbijetonte. Dy të rinjtë janë treguar të rezervuar sa i takon jetës personale dhe pak herë kanë folur për mediat lidhur me këtë./ Gazeta Shqiptare/

Lajme të ngjashme

Back to top button