fbpx

Videoskandali, arrest me burg për 3 protagonistët, lirohen 2 të tjerët

Arrest me burg për Evarist Pashën. Është ky vendimi që ka dhënë sot Gjykata e Tiranës për njërin prej personave të përfshirë në videoskandalin në QSUT, ku tre të rinj ngacmonin seksualisht një minorene pa ndjenja në shtratin e spitalit.

Ndërkohë që Gjykata ka dhënë të njejtën masë edhe për Andi B. Bushaj, 19-vjeç si dhe Dejvi F. Lamaj, 18 vjeç, të dy të shpallur tashmë në kërkim. Nga hetimi rezultoi se tre djemtë që shfaqen në video, të përfshirë në veprën penale të veprave të turpshme me të mitur, janë Evarist Pasha, 25 vjeç (arrest me burg) si dhe dy personat në fjalë, që nuk janë kapur ende. (arrest me burg në mungesë)

25-vjeçari Evarist Pasha, nga Tepelena, ishte sekser i një agjencie funerale në afërsi të QSUT-së, ndërsa më herët ai është dënuar për tentativë trafikimi droge e armëmbajtje pa leje. Ai shfaqet në video teksa dy djemtë ngacmojnë vajzën e shtrirë, ndërsa qesh me veprimet e tyre. Mbi të rëndon akuza e ngacmimit seksual.

Po sot gjykata dha vendimin edhe për dy adoleshentët Albi Bocaj, 18 vjeç dhe Patrik Kaço, 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata kanë qenë personat që e kanë shoqëruar 17-vjeçaren në urgjencë nga një lokal nate, ku kishte humbur ndjenjat për shkak të abuzimit me alkoolin.

Dy të rinjtë Bocaj dhe Kaço, sipas prokurorisë akuzohen për moskallëzim krimi. Për ta Gjykata vendosi masën ‘detyrim parqitje’, duke i lënë kështu të hetohen në gjendje të lirë./ BalkanWeb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close