Vuçiq: Kapitulli 35 për Kosovën – i vështirë për Serbinë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, hapja e kapitullit të 35 për Kosovën, do të jetë i vështirë.

“Për qeverinë dhe për mua personalisht është shumë e vështirë hapja e kapitullit 35” për Kosovën, tha Vuçiq, në një intervistë për televizionin beogradas, Pink, dhe ka shtuar se “hapja e kapitullit 35 nga ne kërkon biseda shtesë dhe të gjithë presin se çka do të ndodhë më 9 shkurt”.

Pritet që më 9 shkurt në Bruksel do të vazhdoj dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

Më tutje, ai ka paralajmëruar se këtë vit do të hapen më tepër kapituj në negociatat me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button