Gjendet bishti i aeroplanit të AirAsia, ku mund të jetë edhe kutia e zezë

Autoritetet indoneziane kanë njoftuar se zhytësit dhe një automjet nënujor pa pilot sot e kanë gjetur bishtin e aeroplanit të AirAsia, i cili u rrëzua në Detin Java teksa kishte në bord 162 persona.

Gjetja është e rëndësishme, ngase në bishtin e aeroplanit gjendet kutia e zezë, e cila i regjistron të dhënat e fundit të aeroplanit para se ai të rrëzohet, transmeton REL.

Zyrtari i shpëtimit, Henry Bambang Soelistyo, ka thënë se prioritet tashmë mbetet verifikimi i elementeve përcjellëse të bishtit të aeroplanit, si dhe gjetja e trupave të tjerë.

Deri më tani janë gjetur 40 trupa të njerëzve.

Aeroplani A320 u rrëzua më 28 dhjetor, teksa po udhëtonte nga Sarabaya e Indonezisë për në Singapor.

Moti i keq besohet të ketë qenë shkak për rrëzimin e aeroplanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button