KM Liria fillon përgatitjet dimërore

Klubi i mundjes Liria, me më shumë se 50 mundës, gjatë ditës së sotme, ka nisur përgatitjet dimërore, të cilat deri më 18 janar do ti zhvilloj në periferi të Shkupit, më saktësisht në malin Kitkë.

Në këtë kamp, fëmijët, kadetët, juniorët dhe seniorët më të mirë të klubit, do të prihen nga trajnerët Lulzim Vrenezi, Sufijan Ismaili, Sedat Baftiu, Nehat Xhaferi dhe Bujamin Ebipi. Synimi kryesor është përgatitja sa më e mirë në vigjile të kampionatit zgjedhor, si dhe garave që I presin mundësit e klubit gjatë vitit, e të njejtat janë në numër të madh, si Kampionatet Botërore e Evropiane në të gjitha kategoritë, Lojërat Evropiane në Baku për senior.

Kryetari i klubit, gjatë përcelljes të mundësve për në përgatitjet dimërore, u uroj atyre suksese dhe njëherësh falenderoi edhe Ministrin e Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili i ka mbuluar shpenzimet për përgatitjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button