Korrupsioni mbetet i lartë, institucionet duhet të forcojnë kapacitet për ta luftuar

Lufta ndaj korrupsionit fillon në atë moment kur pranohet se ajo është prezentë në shoqërinë tonë, konstatojnë ekspert të kësaj fushe. Duke potencuar se gjithmonë ka mundësi të bëhet më shumë dhe të priten rezultate më të mira nga Qendra për komunikime qytetare thonë se është e nevojshme te ketë qasje sistematike ku të përfshihen gjithë komponentët shoqërore.

“Institucionet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të fitojnë potencialin e nevojshëm financiar dhe kadrovik. Sa për ilustrim Komisioni për pengimin e korrupsionit në vend që të ketë 45 të punësuar tani ajo ka 20. Prokuroria themelore publike për korrupsion dhe kriminalitet ka 6 në vend që të ketë 16 të punësuar”, thotë German Filkov nga Qendra për komunikime qytetare.

Arif Musa ish anëtarë i Komisionit për anti korrupsion, thotë se kjo dukuri mbetet një problem serioz në vend. Sipas tij, deklarimet pompoze të qeverisë se bëjnë gjithçka në eliminimin e kësaj dukurie nuk janë adekuate.

Ekspertët sugjerojnë se duhet angazhim më i madh nga institucionet përkatëse. Ata thonë se nuk është e nevojshme vetëm hapjen e rasteve të reja të cilët nuk kanë epilog. Në këtë drejtim German Fikov thotë se Komisioni për anti korrupsion duhet të punojë në forcimin e kapaciteteve të saja.

“Maqedonia Transparente”, vlerëson se ekziston ngecje e theksuar në përmirësimin e gjendjes në këtë sferë dhe se aktivitetet që i ndërmarrin qeveritarët janë të pamjaftueshme ndërsa institucionet joefikase në përballjen me korrupsionin.

Lajme të ngjashme

Back to top button