GK- shumë shpejt një klip ku ironizon reperen Gjirën

Një tjetër suprizë interesante dhe ashtu sic din ai të këndojë taman rep shqip do të sjellë shumë shpejt reperi i njohur si GK. Lulzim Osmani siç quhet në të vërtetë reperi i njohur ka gati klipin më të ri ku brenda do të marrin pjesë protagonistë të rrugës dhe do të tregojë një realitet dhe do të ketë një mesazh për ata që merren me muzikën Hip-Hop shqip dhe të ashtuquajtur Gangsta apo do të ketë ironi edhe për reperen Gjira, që sipas GK nuk i ka hije si femër që të bëje Rep, e thotë se më mirë do të ishte të kishte kënduar muzikën popullore.

Klipi pritet të dalë në fillimin e muajit shkurt e do të jetë një këngë e fortë ashtu siç duhet në zhanrin Hip-Hop. Reperi GK tashmë do të ketë edhe logën e tij ku vjen me një shifër 1312 që secili numër e ka një mesazh të veçantë 1 = All, 3= Cops, 1 = Are, 2 = Bastard. Duke qenë se reperi jeton jashtë Kosovës ai po mendon tashmë ti rikthehet shumë fuqishëm muzikën që ai bën./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button