“De Folkskrant”: Ndërtesa e qeverisë me fasadë të rrejshme imiton tempujt grek

“Nëse doni të shihni shtëpinë e bardhë nuk duhet të udhëtoni deri në Amerikë, mjafton të shkoni në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë”, shkruan një gazeta holandeze “De Folkskrant”.

Gazeta konstaton se vizitorët e Shkupit nuk e dinë se fasada e qeverisë është e rrejshme dhe se në brendi të fshihet objekt modern që daton nga vitet e 70-ta që është ndërtuat me çelik dhe qelq.

“De Folkskrant”, shkruan se fasada e re eqeverisë përputhet me planin e qeverisë konservatore që kryeqyteti të rregullohet në stilin klasik.  Gazeta shkruan se në qendër të qytetit tashmë janë ndërtuar ndërtesat që ngjajnë si tempuj grek dhe romak.

“Për dallim nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, ndërtesa e qeverisë në Maqedoni ka fasadë prej gipsi. Është çështje e kohës kur do të fillojë të paraqiten plasaritje dhe përsëri do të duket ndërtesa e shëmtuar”, shkruan gazet holandeze “De Folkskrant”.

Lajme të ngjashme

Back to top button