fbpx

Maqedoni, vrasësit e arrestuar në vitin 2014

Vrasësit që pothuajse një dekadë arritën të ikin nga policia vitin e kaluar shumica prej tyre përfunduan në burg, shumicën prej tyre edhe i kishim harruar.

Dhuratë më të mirë për Vitin e Ri policia e Kumanovës nuk ka mundur të  marr kur ditën e fundit të vitit 2014 e arrestoi Avdi Zejnelin (47), të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Zeqir Zeqirit (46) nga Gostivari në vitin 2013 në Shkup. Kumanovari më herët ka qenë në kërkim të policisë për vrasjen e tre personave dhe është dënuar me burg të përjetshëm.

Zejneli është paguar që ta vrasë Zeqirin, pronar të një dyqani për perde në Gostivar.

Policia ka qenë në kërkim të Zejnelit që nga viti 2003.

Policia e Kumanovës në 2014 ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër për vrasje që kërkohet më shumë se 10 vite. Bëhet fjalë për Bedri Demirin (40) i cili është arrestuar në muajin tetor në Kumanovë. Demiri më 26 mars të 2003 së bashku me dy persona kanë vrarë Erdoan J (24) nga Shkupi. Vrasësi pa prezencë në gjykatë është dënuar me 10 vite burg.

Pas 13 viteve kërkesë policia ka arrestuar edhe Reis S. (54) nga Reçani i Gostivarit. Policia e Tetovës e ka arrestuar për vrasje që e ka kryer në vitin 2001 dhe ka fituar dënimin prej 10 viteve burg. Ai me pushkë automatike kishte vrarë Albert O. nga fshati i Tetovës Raven.

MPB është para përfundimit të mbylljes së dosjes për vrasjen e bashkëshortëve Imeri në fshatin e Kërçovës Srbica para tre viteve dhe për të cilën dyshohet se e ka kryer Arian Dishi nga Shqipëria.

Policia vitin e kaluar kishte aksion për arrestimin e Jeton Rexhepit të ashtuquajtur Lali (34), të akuzuar për vrasje, por arriti ti ik përsëri policisë.

Edhe pse nuk ishte arrestuar në Maqedoni, por është ekstraduar, u mbyll edhe një rast për vrasje të dyfishtë. Bëhet fjalë për Gjorgji Topallovski (42), i cili ishte arrestuar pas 7 viteve arrati. Ai kërkoheshte për vrasjen e Andrej Filip Cici (35) dhe Novica Bllagoeviq – Mosko (30) në vitin 2007.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close