Samsung lançon telefonat më të lirë Galaxy E5 dhe E7

Kompania Samsung duket se nuk ndalet në sjelljen e risive të reja. Telefonat Samsung Galaxy E5 dhe E7 janë dhe dy modelet më të fundit që ai do të hedhë në treg.

Galaxy E5 dhe E7 ofrojnë ekranet me 5” dhe 5.5” respektivisht, dhe kushtojnë shumë më lirë sesa modelet tjera të telefonave të Samsung me ekrane të mëdha.

Ato janë pothuajse të ngjashëm në specifika, sepse ofrojnë procesorin në 64-bit Snapdragon 410, 2GB RAM dhe kamerat me 8/5MP.

Samsung Galaxy E5 ofron baterinë me 2,300mAh, ndërsa E7 posedon 2,900mAh për ta kompensuar me madhësinë e ekranit që e ofron. Fillimisht këto telefona do të dalin në tregun indian.

Lajme të ngjashme

Back to top button