Të krishterët ortodoksë në Maqedoni sot festojnë Krishtlindjet

Të krishterët ortodoksë në Maqedoni sot festojnë Lindjen e krishtit ­ Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë sot në mëngjes po mbahen liturgji të krishtlindjeve. Shënimi qendror është në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku arqipeshkvi z.z. Stefan shërben liturgjinë festive.

Me rastin e Krishtlindjeve, z.z. Stefan dhe anëtarët e Sinodit të shenjtë arkierik të KOM­it, të gjithë besimtarëve, përmes shërbesës së krishtlindjeve, u dëshirojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke I përshëndetur me përshëndetjen e gëzuar ­ Krishti u lind.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Me këtë rast, z.z. Stefan, gjithashtu, bëri thirrje për nevojën për ta ruajtur dhe ndërtuar paqen dhe unitetin mes vetë njerëzve, sepse siç tha, edhe këtu në Atdhe, dhe çdokund në botë, sepse vetëm të bashkuar, vetëm kur jemi bashkë, mundemi më mirë dhe më sigurtë t’u përgjigjemi të gjitha sfidave dhe sprovave.

Lajme të ngjashme

Back to top button